Irani e akuzoi SHBA-në për vrasje të pesë civilëve në dy anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit
- – Irani e akuzoi SHBA-në për vrasje të pesë civilëve në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se forcat e tyre civile sulmuan anije të udhëtarëve, ndërsa jo anije që i takojnë Korparmatës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), siç thoshin amerikanët.
Teheran, 5 maj 2026 (MIA) – Irani e akuzoi SHBA-në për vrasje të pesë civilëve në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se forcat e tyre civile sulmuan anije të udhëtarëve, ndërsa jo anije që i takojnë Korparmatës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), siç thoshin amerikanët.
Ky pohim është në kundërshtim me deklaratën e admiralit amerikan Bred Kuper, i cili tha se forcat e Komandës Qendrore (CENTCOM) fundosën gjashtë anije të IRGC-së të cilat bënin përpjekje të përziheshin në misionin amerikan për evakuim të anijeve të bllokuara nga Hormuzi.
Operacioni i SHBA-së, i quajtur “Projekti Liria”, e lëkundi armëpushimin e brishtë të arritur ndërmjet Iranit dhe SHBA-së më 8 prill dhe e rinovoi frikën nga përshkallëzimi i mundshëm.
Transmetuesi shtetëror iranian IRIB citoi një komandant anonim iranian i cili deklaroi se Teherani ka filluar hetim pas akuzave të SHBA-së për sulme ndaj anijeve të IRGC.
Në të theksohet se edhe pse asnjë nga anijet e IRGC-së nuk ishte goditur, hetimi ka zbuluar se forcat amerikane dje sulmuan dy anije të vogla që transportonin njerëz derisa lëviznin nga Hasabi në bregun e Omanit drejt bregut të Iranit, njoftoi Al Zhezira.
Komandanti tha se anijet ishin shkatërruar në sulmet, ndërsa pesë civilë, udhëtarë, ishin vrarë.
Ai shtoi se SHBA-ja duhet të jetë përgjegjëse për krimin e saj.
Ushtria amerikane deri më tani nuk doli me koment për akuzat. fc/
Foto: EPA