Iran i dhe SHBA-ja hyjnë në një raund vendimtar bisedimesh në Gjenevë
- Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë sot në një raund vendimtar bisedimesh, me ç'rast delegacionet e dy vendeve do të takohen sërish në Gjenevë.
Gjenevë, 26 shkurt 2026 (MIA) - Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë sot në një raund vendimtar bisedimesh, me ç'rast delegacionet e dy vendeve do të takohen sërish në Gjenevë.
Ky është raundi i tretë i bisedimeve indirekte këtë vit, përsëri të ndërmjetësuara nga shteti i Gjirit Persik, Oman.
Një ekip i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi negocion për Iranin, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga i dërguari special Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Tramp.
Bisedimet janë të përqendruara në programin bërthamor kontrovers të Iranit. SHBA-ja dëshiron të parandalojnë udhëheqjen në Teheran nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Qeveria iraniane mohon qëllime të tilla, por ka shprehur gatishmëri për të kufizuar programin e saj bërthamor. Në këmbim, Teherani kërkon heqjen e sanksioneve të rrepta ekonomike.
Republika Islamike nuk dëshirontë diskutojë për tema të tjera të ngritura nga SHBA-ja, siç janë kufizimi i arsenalit të saj raketor ose ndërprerja e mbështetjes për grupet militante si Hezbollahu në Liban. mb/
Foto: DPA