Iraku kërcënohet se "nuk do të heshtë" pas sulmit ajror në të cilin e humbën jetën ushtarë irakianë
- Iraku njoftoi se forcat e tij të armatosura “nuk do të heshtin” pas sulmit ajror të djeshëm, në të cilin e humbën jetën shtatë ushtarë në një vend që thuhet se i përket një koalicioni të milicive pro-iraniane, të cilat janë pjesë e ushtrisë irakiane.
Bagdad, 25 mars 2026 (MIA) – Iraku njoftoi se forcat e tij të armatosura “nuk do të heshtin” pas sulmit ajror të djeshëm, në të cilin e humbën jetën shtatë ushtarë në një vend që thuhet se i përket një koalicioni të milicive pro-iraniane, të cilat janë pjesë e ushtrisë irakiane.
Pavarësisht përpjekjeve të Irakut për të qëndruar jashtë luftës në Iran, kabineti i Kryeministrit irakian në X pubkikoi se "sulmet e dënuara që synonin njësitë tona ushtarake vazhduan, i fundit prej të cilëve ndodhi këtë mëngjes me një agresion të pabesë kundër klinikës ushtarake Al-Habanija, e cila është nën kompetencën e Ministrisë së Mbrojtjes".
Sipas "Al Xhezira", sulmi kishte në shënjestër pozicionet e Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), të cilat janë pjesë e forcave të armatosura të rregullta të Irakut, por përfshijnë brigada që i përkasin grupeve të mbështetura nga Irani. PMF-ja ka fajësuar SHBA-në për sulmin, në të cilin e humbi jetën një nga komandantët e saj dhe 14 luftëtarë të tjerë të PMF-së.
"Konfirmojmë se qeveria dhe forcat e armatosura kanë të drejtë të përgjigjen me të gjitha mjetet e disponueshme në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara", tha Iraku, duke shtuar se "ata nuk do të heshtin para shenjtërisë së gjakut të martirëve tanë heroikë" dhe se sulmi "dëmton marrëdhënien që lidh popujt e Irakut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Kryeministri irakian Mohamed Shia Al-Sudani deklaroi se Ministria e tij e Punëve të Jashtme do t'i dorëzojë ushtrues amerikan të detyrës "një notë zyrtare proteste me një ton të fortë, e cila përfshin qëndrimin tonë të fortë dhe të palëkundur për të ruajtur sovranitetin irakian dhe dënon veprimet e papërgjegjshme që çuan në këtë krim të shëmtuar".
Iraku gjithashtu do të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. ls/