IOM: Pothuaj 8.000 të vdekur në rrugët e migrimit në vitin 2025
- Pothuaj 8.000 persona e kanë humbur jetën ose janë zhdukur vitin e kaluar në rutat e migrimit, siç janë Deti Mesdhe ose Briri i Afrikës, por numri i saktë është me siguri shumë më i madh, pasi zvogëlimet e buxhetit e kanë zvogëluar qasjen deri te ndihma humanitare dhe e ka vështirësuar ndjekjen e rasteve të vdekjes, kumtoi agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë.
Gjenevë, 26 shkurt 2026 (MIA) - Pothuaj 8.000 persona e kanë humbur jetën ose janë zhdukur vitin e kaluar në rutat e migrimit, siç janë Deti Mesdhe ose Briri i Afrikës, por numri i saktë është me siguri shumë më i madh, pasi zvogëlimet e buxhetit e kanë zvogëluar qasjen deri te ndihma humanitare dhe e ka vështirësuar ndjekjen e rasteve të vdekjes, kumtoi agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë.
Numri i rrugëve të ligjshme të migrimit po zvogëlohet, duke shkaktuar që më shumë njerëz t'u drejtohen kontrabandistëve, kumtoi Organizata ndërkombëtare për migracion (IOM), ndërsa Evropa, SHBA-ja dhe rajone tjera i përforcojnë kontrollet kufitare dhe investojnë në mjete për kthimin e migrantëve.
"Humbja e vazhdueshme e jetës në flukset e migracionit është dështim global që nuk mund ta pranojmë si normal", tha sot drejtoresha e IOM-it, Ejmi Poup.
Këto vdekje nuk janë të pashmangshme, tha ajo.
"Kur rrugët e sigurta nuk janë të disponueshme, njerëzit detyrohen të bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe janë në mëshirën e kontrabandistëve. Ne duhet të veprojmë tani për zgjerimin e rrugëve të sigurta dhe të rregullta, për të siguruar që njerëzit në nevojë të mbrohen, pavarësisht nga statusi i tyre", shtoi ajo.
Sipas saj, këto raste të vdekjes nuk janë të pashmangshme.
"Edhe pse numri i vdekjeve përgjatë rrugëve të migrimit u zvogëlua në 7.667 vitin e kaluar nga pothuaj 9.200 një vit më parë, pasi më pak njerëz ndërmorën udhëtimin joligjor të rrezikshëm, veçanërisht përmes Amerikës, zvogëlimi e shpreh qasjen e reduktuar në informacion edhe shkurtimet e buxhetit që kanë penguar përpjekjet për të ndjekur rastet e vdekjes", njoftoi IOM.
Organizata me seli në Gjenevë është një nga disa grupet për ndihmë, të goditura nga një rënie e ndjeshme e ndihmës amerikane, e cila e ka detyruar atë të zvogëlojë ose të suspendojë aktivitetet e saj, të cilat, sipas saj, do të kishin një ndikim serioz tek migrantët.
Rrugët detare mbeten udhëtimet më vdekjeprurëse, me të paktën 2.108 persona të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Detin Mesdhe vitin e kaluar, ndërsa 1.047 në rutën atlantike deri te Ishujt Kanare në Spanjë, kumtoi Agjencia.
Rreth 3.000 vdekje të emigrantëve u regjistruan në Azi, më shumë se gjysma e tyre afganë, ndërsa 922 persona vdiqën duke kaluar Detin e Kuq midis Bririt të Afrikës dhe Gadishullit Arabik, rritje e ndjeshme nga viti i kaluar. Shumica ishin etiopianë.
IOM njoftoi se trendi vazhdon në vitin 2026, ndërsa numri i rasteve të vdekjes në Detin Mesdhe, deri më 24 shkurt arrin 606. bsh/
Foto: MIA arkiv