Interneti në Iran është tërësisht i ndërprerë më shumë se 84 orë
- Interneti në Iran është tërësisht i ndërprerë më shumë se 84 orë, sipas të dhënave të shërbimit ndërkombëtar për ndjekjen e internetit NetBlocks.
Teheran, 4 mars 2026 (MIA) - Interneti në Iran është tërësisht i ndërprerë më shumë se 84 orë, sipas të dhënave të shërbimit ndërkombëtar për ndjekjen e internetit NetBlocks.
"Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani është shkëputur nga interneti më shumë se 84 orë", kumtoi NetBlocks në "X", duke paralajmëruar se qasja në internet të hapur është shpëtim në kohëra të krizës, ndërsa ndërprerja e internetit tregon mosrespektim të së drejtës së opinionit që të mbetet i informuar dhe të angazhohet për të ardhmen e vendit të tij.
SHBA-ja dhe Izraeli të shtunën filluan seri sulmesh ndaj objektivave në Iran, duke shkaktuar dëm material dhe viktima civile. Irani u përgjigj me sulme me raketa ndaj territorit izraelit, si dhe ndaj objekteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. bsh/
Foto: NetBlocks në "X"