• вторник, 14 април 2026

Interes i madh për banesa sociale në Dibër, deri më sot janë paraqitur 66 kërkesa

Interes i madh për banesa sociale në Dibër, deri më sot janë paraqitur 66 kërkesa

Dibër, 24 mars 2026 (MIA) - Interes të madh ka tek banorët e Dibrës pas shpalljes së publikuar të Ministrisë së Transportit, me të cilin, në Dibër, duhet të ndahen 47 banesa sociale. 

"Deri më sot kemi pranuar 66 kërkesa, por presim që ky numër të jetë më i lartë, duke pasur parasysh se shpallja, e cila publikua më 27 të muajit të kaluar, zgjat deri më 30 të këtij muaji. Bëhet fjalë për ndarjen e 47 banesave sociale me sipërfaqe prej 34 deri në 54 metra katrorë", tha për MIA-n Arlinda Mulladauti-Telqiu, drejtoreshë e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale.

Shton se objekti është ndërtuar në kuadër të Programit për Ndërtimin, Shitjen dhe Mirëmbajtjen e Hapësirës së Banimit në Pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në përputhje me marrëveshjen kornizë për hua të lidhur midis Bankës për Zhvillim prabl Këshillit të Evropës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, kërkesë për marrjen e një banese sociale për shfrytëzim me qira mund të paraqesë një person, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendbanim të përhershëm në komunë, si dhe një person që nuk ka banesë në pronësi personale, bashkëshorti/ja dhe anëtarët e rritur të familjes së tij/saj të përbashkët në territorin e vendit, dhe që i përket kategorive të theksuara në shpalljen. 

"Më konkretisht, shfrytëzues të banesave sociale mund të jenë kategoritë e mëposhtme të qytetarëve që nuk janë të siguruar me strehim dhe atë: fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror - persona mbi 18 vjeç të cilët deri në vitin e tyre të tëtëmbëdhjetë kanë qenë të strehuar në institucione dhe forma të tjera për kujdes për fëmijë pa prindër, shfrytëzues të së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, persona të prekur nga fatkeqësi elementare natyrore pavarësisht nga statusi i tyre ligjor i vendbanimeve të tyre ekzistuese (primare), persona me nevoja të veçanta dhe famijle me persona me nevoja të veçanta, si dhe persona që i përkasin komunitetit rom", thekson ajo. 

Ajo thekson se të interesuarit për të gjitha informacionet e nevojshme mund të paraqiten në hapësirat e qendrës, duke shtuar se banesat do të shpërndahen në përputhje me metodologjinë për pikëzimin e kandidatëve për marrjen e një banese sociale me qira dhe thotë se banesat do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente. ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан