Informatë nga QMK për gjendjen pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut
- Qendra për menaxhim me kriza në informatën për gjendjen pas reshjeve tërrëmbyeshme të shiut në territorin e vendit, përfundimisht me orën 8 në mëngjes, informoi se në Rajonin e Pellagonisë (Manastir, Mogillë dhe Novaci), në rajonin në të cilat pati dalje të lumenjve, uji gradualisht po tërhiqet nga siprëfaqet e vërshuara. Niveli i lumit Cërna afër fshatit Novaci në orën 18 mbrëmë ishte 320 centimetra.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza në informatën për gjendjen pas reshjeve tërrëmbyeshme të shiut në territorin e vendit, përfundimisht me orën 8 në mëngjes, informoi se në Rajonin e Pellagonisë (Manastir, Mogillë dhe Novaci), në rajonin në të cilat pati dalje të lumenjve, uji gradualisht po tërhiqet nga siprëfaqet e vërshuara. Niveli i lumit Cërna afër fshatit Novaci në orën 18 mbrëmë ishte 320 centimetra.
Në Demir Hisar, për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Boishka, rruga lokale drejt fshatit Mrenoga është e mbyllur për qarkullim. Lumenjtë janë kthyer në shtratin e tyre, përveç lumit Crna në zonën e fshatrave Zhvan dhe Edinakoci, ku ende ka përmbytje dhe janë të përmbytura sipërfaqe të mëdha bujqësore. Në Resnjë, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, janë përmbytur sipërfaqe bujqësore, por uji po tërhiqet gradualisht. Gjatë ditës është intervenuar me një makineri ndërtimore për pastrimin e shtratit të lumit Golema.
Në Rajonin jugperëndimor, në Ohër, në lumin Sushica është ndërtuar një digë mbrojtëse me eskavator, me ç’rast është parandaluar dalja e mëtejshme e ujit. Megjithatë, në Ohër ende ka bodrume dhe oborre të përmbytura në disa lokacione. Në Strugë – fshati Misleshevë, Janë përmbytur oborre dhe sipërfaqe bujqësore. Procesi i sanimit është i vështirësuar për shkak të pamundësisë për hapjen e një kanali për rrjedhjen e ujit. Në fshatin Kalishtë ka oborre dhe bodrume të përmbytura dhe po merren masa shtesë për sanim dhe mbrojtje të popullatës.
QMK informon se në Dibër lumi Radika ka nivel të rritur, por për momentin nuk ka rrezik nga dalja nga shtrati. Rrugët janë të kalueshme, me rrëshqitje të vogla në segmentet Zhirovnicë – Dibër dhe Dibër – Strugë, të cilat pastrohen rregullisht.
Në Rajonin perëndimor, në Kërçovë, nivelet e lumit Zajaska dhe lumit Treska janë ulur dhe nuk ka rrezik nga përmbytje të reja. Po vazhdon pastrimi i shtëpive të përmbytura, dezinfektimi i objekteve dhe krijimi i kushteve minimale për qëndrim. Personat e evakuuar janë të strehuar në sallën sportive "Hristo Uzunov", ku u ofrohet kujdesi i nevojshëm.
Në Rajonin e Vardarit, Kavadar, në zonat kodrinore-malore është intervenuar me mekanizim në rrugët Kavadar – Mushov Grob – Mrezhichko, Mushov Grob – Mihajllovë dhe Stragovo – Gorna Boshavë, ku trashësia e borës arrin deri në 15 cm.
Në Rajonin verilindor, në Rankovc, rruga fshati P’klishte – fshati German është e pakalueshme për shkak të shtresës së borës. Pastrimi është në vazhdim. Rruga nga fshati German drejt P’klishte është e mbuluar me borë të lagësht që vështirëson qarkullimin.
Në Rajonin e Pollogut, në Tetovë, në rrugën Tetovë – fshati Banjicë,kishte rënë një shkëmb i madh në rrugë. Rruga është pastruar dhe qarkullimi është normalizuar. Në Gostivar, në rrugën drejt Mavrovës, pranë gurores, është evidentuar një rrëshqitje dhe po ndërmerren aktivitete për pastrimin e saj. ab/
fotо: QMK