• петок, 20 февруари 2026

Incident i armatosur në një shkollë në Tajlandë

Incident i armatosur në një shkollë në Tajlandë

Bangkok, 11 shkurt 2026 (MIA) – Policia tajlandeze arrestoi sot një djalë 18-vjeçar i cili hyri me forcë në një shkollë, hapi zjarr dhe mori pengje.

Sulmuesi hyri në një shkollë në qytetin Hat Jai dhe hapi zjarr, duke plagosur një nxënës dhe një mësues.

Policia ka liruar të gjithë pengjet.

Dhuna me armë nuk është e pazakontë në Tajlandë. Në vitin 2022, një ish polic sulmoi një çerdhe dhe vrau 36 persona, 22 prej të cilëve fëmijë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан