• среда, 15 април 2026

IMO: Rreth 2.000 anije dhe 20.000 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

IMO: Rreth 2.000 anije dhe 20.000 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Londër, 25 mars 2026 (MIA) – Situata aktuale në Ngushticën e Hormuzit ka rezultuar të jetë “një sfidë e madhe” për industrinë globale të transportit detar, deklaroi Arsenio Domingez, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).

“Kemi 20.000 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit dhe rreth 2.000 anije që nuk mund të lundrojnë”, tha Domingez për "Al Xhezira.

"Sigurisht, sa më gjatë që ato anije qëndrojnë atje, aq më gjatë ekuipazhet vazhdojnë të vuajnë nga stresi, si mendërisht ashtu edhe nga lodhja, si dhe nga shterimi i të gjitha furnizimeve që u nevojiten për të mbajtur anijet në funksionim", shtoi ai.

Shefi i IMO-s tha se kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të mbulojnë shpenzimet humbjeve. Shumica ose kanë anuluar kontratat ose po aplikojnë prime jashtëzakonisht të larta.

Aktualisht, një krizë humanitare në ato anije po shmanget falë ndihmës së ofruar nga vendet përreth ngushticës, tha Domingez, duke shtuar se IMO po ushtron presion për krijimin e një korridori humanitar që t’u mundësojë anijeve të largohen nga zona.

Ndërkohë, plani i presidentit amerikan Donald Tramp për të shoqëruar anijet përmes ngushticës është thjesht “i papranueshëm”, tha ai, pasi nuk ka garanci që anijet tregtare nuk do të jenë objekt i sulmeve dhe që nuk do të vriten marinarë të pafajshëm. ls/

Foto: IMO

 

Остани поврзан