IEA: Evropa ka rezerva të karburantit për aeroplanë për rreth gjashtë javë, janë të mundshme anulime masive të fluturimeve
- Evropa ka "ndoshta edhe gjashtë javë rezerva karburanti për aeroplanë", tha sot drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, duke paralajmëruar për anulime të mundshme të fluturimeve nëse furnizimet me naftë vazhdojnë të bllokohen për shkak të luftës në Iran.
Paris, 16 prill 2026 (MIA) - Evropa ka "ndoshta edhe gjashtë javë rezerva karburanti për aeroplanë", tha sot drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, duke paralajmëruar për anulime të mundshme të fluturimeve nëse furnizimet me naftë vazhdojnë të bllokohen për shkak të luftës në Iran.
Birol tha në një intervistë për agjencinë Asoshiejted Pres (AP) se bota aktualisht po përballet me "krizën më të madhe energjetike ndonjëherë" për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, raportoi Beta.
Ai tha se situata aktuale do të ketë "pasoja të mëdha për ekonominë globale".
"Sa më gjatë të zgjasë, aq më shkatërruese do të jetë për rritjen ekonomike dhe inflacionin në të gjithë botën", tha Birol.
Kriza energjetike do të ndikojë kryesisht në "çmimet më të larta të karburantit, gazit dhe energjisë elektrike, dhe disa pjesë të botës do të preken më shumë se të tjerat", tha ai.
Birol vlerësoi se të parat që do të goditen janë vendet në Azi, të cilat mbështeten shumë në energjinë nga Lindja e Mesme, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Kinën, Pakistanin dhe Bangladeshin.
Nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet, tha ai, së shpejti mund të ketë lajme në Evropë se disa fluturime po anulohen për shkak të mungesës së karburantit. sa/
Foto: EPA