IDF-ja e ka goditur kompleksin bërthamor Telegan, në afërsi të Teheranit
- – Ushtria izraelite (IDF) thotë se e ka goditur kompleksin bërthamor iranian Talegan në afërsi të Teheranit, për të cilin thonë se ishte shfrytëzuar për zhvillim të teknologjive të nevojshme për prodhimin e armës bërthamore.
Tel Aviv, 12 mars 2026 (MIA) – Ushtria izraelite (IDF) thotë se e ka goditur kompleksin bërthamor iranian Talegan në afërsi të Teheranit, për të cilin thonë se ishte shfrytëzuar për zhvillim të teknologjive të nevojshme për prodhimin e armës bërthamore.
Forcat iraniane të mbrojtjes (IDF) njoftuan se bëhet fjalë për kompleksin Talegan, që ishte goditur gjatë sulmeve ajrore të forcave ajrore izraelite gjatë disa ditëve të kaluara.
Sipas ushtrisë izraelite, Irani në vitet e fundit në këtë vend ka zhvilluar shpërthime të avancuara dhe ka zbatuar eksperimente të ndjeshme si pjesë e projektit AMAD, për të cilin Izraeli thotë se është programi i fshehtë për zhvillim të armës bërthamore të Iranit.

IDF thotë se kompleksi Talegan tashmë ishte cak i sulmeve izraelite në tetor të vitit 2024, kur Izraeli iu përgjigj sulmit iranian me raketa më parë muajin e njëjtë.
Sipas ushtrisë izraelite, para pak kohësh ishte konfirmuar se Irani ka filluar me rinovimin e kompleksit pas atyre sulmeve.
“Regjimi iranian vazhdoi me përpjekjet e tij për përparimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për prodhimtarinë e armëve bërthamore”, njoftoi IDF.
Është shtuar se sulmi më i ri është pjesë e serisë më të gjerë të operacioneve, sipas ushtrisë izraelite, drejt dobësimit të mëtutjeshëm të ambicieve bërthamore të Iranit. fc/
Foto: Printskrin nga Jutjub