• сабота, 16 мај 2026

IDF kreu një "operacion të rëndësishëm" në Liban, në veri të lumit Litani

IDF kreu një

Jerusalem, 12 maj 2026 (MIA) – Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar detaje dhe fotografi të një “operacioni të rëndësishëm” të kryer në veri të lumit Litani në Liban.

Në kumtesën e IDF-së theksohet se qëllimi i operacionit është të vendosë "kontroll operativ" mbi zonën strategjikisht të rëndësishme.

IDF theksoi se ka gjetur baza të Hezbollahut dhe sisteme tunelesh nëntokësore, ku u gjetën sasi të mëdha armësh, deposh dhe raketahedhësish, kurse gjithashtu, ka eliminuar "dhjetëra" anëtarë të grupit pro-iranian.

Deri më tani, Izraeli ka mbajtur pozicione në Libanin jugor deri në lumin Litani. Një zonë tampon u krijua në këtë zonë për të mbrojtur Izraelin verior nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut. Por veprimi i fundit i IDF-së është në jug të të ashtuquajturës "vijë e verdhë" që Izraeli e tërhoqi pas armëpushimit më 17 prill. Kjo vijë mbrojtëse shërben si kufi i rreptë, ndërsa popullsisë lokale i ndalohet të kthehet në zonat nën kontrollin e ushtrisë izraelite. ls/

Foto: Iks

 

Остани поврзан