IDF ka shkatërruar rreth 300 raketahedhës iranianë
- – Ushtria izraelite (IDF) mbrëmë njoftoi se që nga fillimi i raundit aktual të sulmeve ndaj Iranit ka shkatërruar rreth 300 raketahedhës, informon DPA.
Tel Aviv, 5 mars 2026 (MIA) – Ushtria izraelite (IDF) mbrëmë njoftoi se që nga fillimi i raundit aktual të sulmeve ndaj Iranit ka shkatërruar rreth 300 raketahedhës, informon DPA.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi se operacionet e drejtuara ndaj hedhësve dhe rezervave të raketave dukshëm kontribuuan për uljen e numrit të raketave që çdo dit hedhen nga Irani.
Izraeli dje përsëri u përball me disa paralajmërime nga sulmet me raketa. Megjithatë, sipas Shoshanit, Irani tani përkohësisht hedh vetëm raketa herë pas here drejt Izraelit, ndërsa jo disa përnjëherë, përkujton agjencia gjermane.
Kur të shtunën Izraeli dhe SHBA-ja i filluan sulmet e tyre ndaj caqeve në Iran, “më shumë se dhjetëra” raketa ishin hedhur nga ana iraniane drejt Izraelit, tha Shoshani.
Irani deri më tani gjithsej ka hedhur “disa qindra” raketa përgjatë rajonit, thekson zëdhënësi i IDF.
Shoshani qysh të martën deklaroi se po dobësohet fuqia iraniane e zjarrit.
Për herë të parë që nga fillimi i fushatës, ushtria izraelite njoftoi se ka qëlluar edhe “caqe ushtarake” në qytetet Isfahan dhe Shiraz, duke përfshirë edhe depo të raketave, përkujton DPA. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s