• петок, 03 април 2026

HRV: Irani përdor municion të ndaluar kasetor kundër Izraelit

HRV: Irani përdor municion të ndaluar kasetor kundër Izraelit

Nju Jork, 30 mars 2026 (MIA) - Organizata ndërkombëtare joqeveritare për të drejtat e njeriut "Hjuman rajts uoç" (HRV) njoftoi sot se Irani ka përdorur municion të ndaluar kasetore kundër Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, duke vlerësuar se kjo mund të përbëjë një krim lufte.

HRV pretendon se armët, të cilat mbanin raketa balistike, kanë shkaktuar viktima civilë dhe përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për shkak të shpërndarjes së ngarkesave të shumta shpërthyese në zona të gjera.

Organizata Joqeveritare analizoi 50 video dhe pesë foto të postuara në internet që tregojnë përdorimin e dyshuar të municionit kasetor nga Irani midis 1 dhe 20 marsit, si dhe gjashtë foto të municioneve të pashpërthyera në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

HRV thekson se municioni kasetor është i ndaluar ndërkombëtarisht për shkak të natyrës së tij pa dallim dhe i ekspozon civilët ndaj rreziqeve të menjëhershme dhe afatgjata, veçanërisht kur segmentet e tyre nuk shpërhejnë, por mbeten në tokë.

HRV i bëri thirrje Iranit, i cili nuk e ka ratifikuar Konventën e vitit 2008 për municionin kasetor, që të ndalojë përdorimin e saj dhe përsëriti se të gjitha palët në konflikt janë të detyruara të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан