Hristodulidis: Vendimi i Turqisë për të vendosur F-16 në territoret e okupuara është një reagim ndaj mesazhit të Evropës për Qipron
- Është e qartë se vendimi i qeverisë turke për të vendosur F-16 në territoret e okupuara të Qipros është një reagim ndaj mesazhit që Evropa dërgoi, se siguria e Qipros është edhe siguria e Bashkimit Evropian, tha presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, duke komentuar informacionet se në Republikën Turke të Veriut të Qipros, e cila nuk njihet, sot kanë mbërritur gjashtë avionë luftarakë nga Turqia, raportojnë media e Qipros, transmetoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nikozia, 9 mars 2026 (MIA) - Është e qartë se vendimi i qeverisë turke për të vendosur F-16 në territoret e okupuara të Qipros është një reagim ndaj mesazhit që Evropa dërgoi, se siguria e Qipros është edhe siguria e Bashkimit Evropian, tha presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, duke komentuar informacionet se në Republikën Turke të Veriut të Qipros, e cila nuk njihet, sot kanë mbërritur gjashtë avionë luftarakë nga Turqia, raportojnë media e Qipros, transmetoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Çfarëdo që të bëjnë, çfarëdo që të sjellin në Qipro, dhe më lejoni t'ju kujtoj se ka një numër të konsiderueshëm trupash pushtuese dhe pajisjesh ushtarake në territoret e pushtuara, Turqia nuk do të ndalojë së qenë një fuqi okupatore në Qipro", theksoi Hristodulidis.
Sot në Qipro mbërrijnë presidenti i Francës, Emanuel Makroni, dhe kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, dhe së bashku me Hristodulidis do të mbajnë një takim trilateral në qytetin Pafos, i cili që nga mëngjesi i hershëm, sipas mediave, është nën masa të forta sigurie.
Pas takimit, është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Zëdhënësi i qeverisë së Qipros, Konstantinos Letibiotis, dje theksoi se vizita e Micotakis dhe Makronit në Qipro është "brenda kornizës së koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë të Hristodulidis me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian". qa/
Foto: Arkivi