Hoxha: Vazhdon partneriteti me Bankën Botërore për një qasje sistematike ndaj ndotjes së ajrit
- Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, të udhëhequr nga znj. Carole Megevand, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit.
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, të udhëhequr nga znj. Carole Megevand, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit.
Gjatë takimit u konstatuan projektet aktuale të cilat synojnë përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit, por gjithashtu u theksua se mbetet e nevojshme realizimi i investimeve shtesë.
"2Ministri Hoxha theksoi se qëllimi i tij është një ndryshim sistematik në trajtimin e ndotjes së ajrit, si një prioritet kyç në punën e tij dhe të Ministrisë. Ai nënvizoi se zgjidhjet afatgjata dhe të qëndrueshme kërkojnë një partneritet të fortë me institucionet ndërkombëtare dhe mbështetje të vazhdueshme në zbatimin e reformave. Në këtë drejtim, Hoxha shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Bankën Botërore, duke theksuar se komunikimi i hapur do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me një qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve", theksohet në kumtesën e MMJPH.
Ministri theksoi se Ministria dhe Qeveria punojnë vazhdimisht për përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes Planit të Veprimit për Ajër të Pastër, Programit për periudhën 2024–2030, si dhe projekteve aktuale të financuara përmes programeve IPA 2 dhe IPA 3.
"Me këtë rast u theksua se mbetet nevoja për investime shtesë dhe mbështetje teknike të përforcuar për të reduktuar ndotjen dhe për të siguruar një mjedis të pastër për të gjithë qytetarët. mb/
Foto: MIA