• четврток, 16 април 2026

Hoxha: Uji është themel i zhvillimit ekonomik, ndërsa menaxhimi i drejtë krijon mundësi për të gjithë

Hoxha: Uji është themel i zhvillimit ekonomik, ndërsa menaxhimi i drejtë krijon mundësi për të gjithë

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Uji është themel i zhvillimit ekonomik, ndërsa  menaxhimi i drejtë krijon mundësi për të gjithë - porositi ministri Muhamet Hoxha në shënimin e Ditës botërore të ujit në Shkup.

Ai njoftoi se me ngjarjen e sotme hapet një konsultim publik për menaxhim me ujërat në pellgun e lumit Vardar - proces që duhet të çojë në plan të parë për menaxhim me pellgjet e lumenjve të harmonizuar me standardet evropiane.

"Sot, hapim zyrtarisht konsultimin publik për raportin mbi çështjet e rëndësishme për menaxhimin e ujërave në pellgun e lumit Vardar. Kjo është një fazë kyçe në zhvillimin e planit të menaxhimit të pellgut të lumit. Zgjidhjet e qëndrueshme mund të krijohen vetëm me pjesëmarrjen e atyre që varen më shumë prej tyre", tha Hoxha.

Sipas tij, transparenca dhe gjithëpërfshirja janë kyçe për zgjidhje të qëndrueshme.

"Këtë që e fillojmë sot është një mesazh se menaxhimi me ujërat në vendin tonë ndërtohet me transparencë, gjtihëpërfshirje dhe përgjegjësi, Zgjidhjet e qëndrueshme mund të krijohen vetëm me pjesëmarrjen e atyre që më së shumti varen nga to", theksoi Hoxha.

Ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer, e theksoi vlerën e punës së përbashkët dhe të menaxhimit gjithëpërfshirës me burimet e ujërave.

Në ngjarje u mbajt edhe një performancë artistike e prezantuar nga Sharlot Kuin - artiste me seli në Zvicër, aktiviste për ujin dhe themeluese e "Takimi i ujërave".

Ngjarja vazhdoi me një panel-diskutim për gjithëpërfshirje gjinore dhe sociale në kontekst të menaxhimit me ujërat dhe rrezikun e përmbytjeve.

Dita botërore e ujit shënohet çdo vit më 22 mars, me qëllim që të nxitet vetëdija për vlerën e ujit dhe nevoja e menaxhimit të qëndrueshëm me këtë burim. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан