• понеделник, 02 март 2026

Hoxha: Mbeshtetje per fermerët lokalë për të rritur besimin tek prodhimi vendas

Hoxha: Mbeshtetje per fermerët lokalë për të rritur besimin tek prodhimi vendas

 1 mars 2026

 Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka vizituar fermën e Ferit Biçakut në fshatin Zagraçan të Strugës, duke vlerësuar përkushtimin dhe pasionin e tij në prodhimin organik. Biçaku është një shembull i fermerit që nuk ankohet, por punon çdo ditë me përgjegjësi, duke ndërtuar një aktivitet të certifikuar dhe cilësor, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Hoxha theksoi se mbështetja e fermerëve lokalë është thelbësore për sigurinë ushqimore, zhvillimin e zonave rurale dhe rritjen e besimit te produkti vendas. “Fermerë si Ferit Biçaku janë garanci se prodhimi vendas mund të jetë i qëndrueshëm, i shëndetshëm dhe i besueshëm për konsumatorët”, shkroi ai në Fejsbuk.

Kjo vizitë është mesazh i qartë se politika bujqësore po orientohet drejt forcimit të prodhimit organik dhe mbështetjes së fermerëve lokalë, duke i dhënë prioritet cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Остани поврзан