• понеделник, 16 март 2026

Hoxha: Grubi, simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së në 10 vitet e fundit

Hoxha: Grubi, simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së në 10 vitet e fundit

Shkup, 24 shkurt 2026

Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha në intervistën për MCN TV ka thënë ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ka qenë simbol i keqqeverisjes së BDI-së në këto 10 vitet e fundit, sa ai ka qenë në pozita të larta të partisë.

“Kjo do të varet nga vetë z. Grubi. Arsyeja pse dorëzimi i tij nuk është vetëm lajm i ditës, por është një moment që nxjerr në pah një të vërtetë për një qeverisje të tërë. Ai ka qenë simbol i qeverisjes së keqe të BDI-së për të paktën në 10 vitet e fundit sa ai ka qenë në pozita të larta partiake”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, mbetet të shihet nëse ai do të mbajë përgjegjësi për veten, apo do të flasë edhe për të tjerët.

“Tani për tani mbetet të shihet një gjë e tillë se a do të mbajë përgjegjësi për veten, apo do të flasë edhe për ata që kanë urdhëruar apo mbrojtur apo edhe për ata të cilët kanë përfituar bashkë. Gjithmonë nëse verifikohet nga drejtësia”, ka thënë mes tjerash zëvendësministri i Bujqësisë, Hoxha.

Ka pasur edhe Gruba tjerë që kanë abuzuar me pushtetin

Zëdhënësi i VLEN-it, Albrim Hoxha në intervistën për MCN TV ka thënë se vetdorëzimi i ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi, vendin do ta ndihmonte kur të konstatohej fajësia dhe të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tij. Kjo, sipas tij do të ishte mirë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Sepse, siç shton Hoxha, besimi i qytetarëve në drejtësi do të kthehej vetëm nëse këta persona të cilët kanë abuzuar me pushtetin, marrin dënimin e merituar.

“Që të jemi të qartë në Maqedoni, nuk është vetëm Grubi, sepse ka pasur edhe shumë Gruba tjerë që kanë abuzuar me pushtetin dhe në momentin që drejtësia funksionon dhe këto të gjithë të cilët kanë keqpërdorur pushtetin, vihen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, atëherë rikthehet edhe besimi i humbur i qytetarëve në drejtësi dhe besimi në miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha.

VLEN

Остани поврзан