Hjuman rajts uoç: Më shumë se 1.200 njerëz kanë humbur jetët në sulme me dronë të forcave të sigurisë së Haitit
- Sulmet me dronë nga forcat e sigurisë haitiane të orientuara drejt bandave kanë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë 43 civilë të rritur dhe 17 fëmijë, bëri të ditur në një raport të ri Hjuman rajts uoç (HRW) .
Nju Jork, 10 Mars 2026 (MIA) - Sulmet me dronë nga forcat e sigurisë haitiane të orientuara drejt bandave kanë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë 43 civilë të rritur dhe 17 fëmijë, bëri të ditur në një raport të ri Hjuman rajts uoç (HRW) .
Drejtoresha e HRW për Amerikën, Huanita Gobertus, tha se organizata kishte dokumentuar përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse.
Ajo shtoi se partnerët ndërkombëtarë të Haitit duhet të pezullojnë bashkëpunimin me forcat e sigurisë derisa të merren masa për të mbrojtur civilët.
"Autoritetet haitiane duhet urgjentisht të vënë nën kontroll forcat e sigurisë dhe kontraktorët privatë që punojnë për to përpara se të vriten më shumë fëmijë", tha Gobertus.
Pavarësisht mbështetjes nga SHBA-ja, Kombet e Bashkuara dhe Kenia, bandat e armatosura janë përhapur shumë përtej kryeqytetit dhe forcat e sigurisë ende nuk kanë arrestuar asnjë nga udhëheqësit kryesorë të bandave.
Bandat kanë vrarë mijëra, kanë zhvendosur një milion njerëz të tjerë dhe kanë prishën rëndë ekonominë e vendit.
Bazuar në intervista me mjekë, të afërm të viktimave, udhëheqës të komunitetit dhe video-pamje nga sulmet, HRW zbuloi se sulmet me dronë kanë lënë rë vrarë 1.243 njerëz midis marsit dhe janarit të vitit këtë vit.
Në sulme janë plagosur gjithashtu 738 persona, përfshirë 49 civilë.
Organizata njoftoi se nga nëntori deri në janar, numri i operacioneve me dronë pothuajse u dyfishua krahasuar me tre muajt e mëparshëm.
Më shumë se gjysma e viktimave fëmijë ishin midis moshës tre dhe 12 vjeç, dhe ata vdiqën në shtator të vitit të kaluar në një sulm ndaj një qendre sportive ku një bandë lokale po shpërndante dhurata. mb/
Foto: MIA