Hiqet ndalimi për automjetet e rënda në qafën malor Strazhë
- Nga ora 09:00 hiqet ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malor Strazha, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Nga ora 09:00 hiqet ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malor Strazha, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë".
Më herët, për shkak të reshjeve të borës, nga ora 06:50, vendoset ndalim qarkullimi për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.
Autoritetet bëjnë apel te shoferët të vozisin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përdorin patjetër pajisje dimërore. Ekipet e "Rrugës së Maqedonisë" janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s