Hilari Klinton: Nuk dija për krimet e Epstin
- Ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton, në një seancë dëgjimore në Kongres sot, deklaroi se nuk ishte në dijeni të krimeve të Xhefri Epstin dhe Gilejn Maksvel.
Uashington, 26 shkurt 2026 (MIA) - Ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton, në një seancë dëgjimore në Kongres sot, deklaroi se nuk ishte në dijeni të krimeve të Xhefri Epstin dhe Gilejn Maksvel.
"Nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë z. Epstin", theksoi Hillari Klinton në fjalimin e saj, të cilën e ndau në rrjetet sociale.
Ajo më parë deklaroi se bashkëshorti i saj, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, udhëtoi me Epstin në ngjarje bamirësie, ndërsa nuk kujton ta ketë takuar ndonjëherë abuzuesin seksual të ndjerë, të dënuar. Hillari pranoi se ishte në kontakt me ish të dashurën dhe bashkëpunëtoren e ngushtë të Epstin, Maksvell, e cila mori pjesë në dasmën e vajzës së tyre Çellsi Klinton në vitin 2010.
Për nesër është caktuar seanca dëgjimore e Bill Klintonit. Kjo do të jetë hera e parë që një ish president do të dëshmojë para Kongresit.
Hillari dhe Bill Klinton fillimisht refuzuan të dëshmonin, por më vonë u dorëzuan pasi deputetët u përpoqën t’i akuzonin për mosrepektim të Kongresit. rq/
Foto: EPA