• петок, 15 мај 2026

Hezbollah: Heqja dorë nga arma nuk është pjesë e negociatave me Izraelin

Hezbollah: Heqja dorë nga arma nuk është pjesë e negociatave me Izraelin

Bejrut, 12 maj 2026 (MIA) - Lideri i Hezbollahut, Naim Kasem sot deklaroi se arsenali i armëve të grupit libanez nuk është pjesë e negociatave me Izraelin dhe se kjo është çështje e brendshme e Libanit.

"Askush jasht Libanit nuk ka të drejtë të shprehet lidhur me armën, rezistencën ose organizimin e punëve të brendshme të Libanit. Kjo është çështje e brendshme e Libanit dhe nuk është pjesë e negociatave me armikun", tha Kasem në fjalimin e tij, njoftoi Al Xhezira.

Siç deklaroi ai, Hezbollahu do të bashkëpunojë me qeverinë për të arritur pesë pika – sovranitetin libanez përmes ndërprerjes së agresionit izraelit, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga territoret e pushtuara, lirimin e të burgosurve, kthimin e njerëzve në Libanin jugor dhe rikonstruimin.

"Ne nuk do ta braktisim fushën. Do ta shndërrojmë në ferr për Izraelin", shtoi Kasem.

Sipas tij, pasi Libani të arrijë pesë pikat, do të organizojë punët e tij të brendshme me një strategji të sigurisë kombëtare, duke përdorur forcat e veta, përfshirë edhe rezistencën. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан