• сабота, 16 мај 2026

Hezbollah: Armëpushimi është i pakuptimtë pasi sulmet izraelite vazhdojnë

Hezbollah: Armëpushimi është i pakuptimtë pasi sulmet izraelite vazhdojnë

Bejrut, 24 prill 2026 (MIA) – Përfaqësuesi i Hezbollahut, Ali Fajad, deklaroi se armëpushimi me Izraelin është i pakuptimtë pasi sulmet izraelite në jug të Libanit vazhdojnë. Ai theksoi se Hezbollahu ka të drejtë të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve.

"Çdo agresion izraelit ndaj çfarëdo objektivi libanez, pavarësisht natyrës së tij, i jep forcë rezistencës që të përgjigjet në mënyrë proporcionale", theksoi Fajad.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi dje armëpushimi, me ndërmjetësimin e SHBA-së, u zgjat edhe për tre javë.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se në sulmin e sotëm izraelit ndaj qytetit Tulin e humbën jetën dy persona.

Më herët, ushtria izraelite paralajmëroi banorët e Deir Aames në jug të Libanit që të evakuohen. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Hezbollahu e përdor qytetin si bazë për operacione ushtarake. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

 

 

 

Остани поврзан