Hetimi i KB-së tregon se aksioni i RSF-së në qytetin e Sudanit El-Fashir ka gjurmë të gjenocidit
- Hetimi i pavarur i Kombeve të Bashkuara konstatuan se vrasjet masive dhe keqpërdorimet e bashkësive joarabe gjatë marrjes nën kontroll të qytetit sudanez El-Fashir nga ana e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) "mbajnë gjurmë të gjenocidit".
Katrum, 19 shkurt 2026 (MIA) - Hetimi i pavarur i Kombeve të Bashkuara konstatuan se vrasjet masive dhe keqpërdorimet e bashkësive joarabe gjatë marrjes nën kontroll të qytetit sudanez El-Fashir nga ana e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) "mbajnë gjurmë të gjenocidit".
Në fund të tetorit të vitit të kaluar, RSF pushtuan qytetin, vendstrehimi i fundit i Forcave të armatosura sudaneze (SAF) në Darfur, ndërsa gjatë tre ditëve të sulmit, mijëra njerëz u vranë dhe u përdhunuan.
Hetimi i KB-së dokumentoi një model dhune të koordinuar të synuar bazuar në përkatësi etnike, gjini dhe besnikëri të perceptuar politike, duke përfshirë vrasje masive, përdhunime, tortura dhe imponim të qëllimshëm të kushteve të jetesës të llogaritura për të çuar në shkatërrimin e bashkësive Zagava dhe Fur, elementë kyç të gjenocidit sipas të drejtës ndërkombëtare.
Drafti përfundimtar i raportit iu nda Qeverisë sudaneze, e cila nuk u përgjigj derisa RSF-ja nuk pranoi të takohej me misionin e KB-së. RSF dhe SAF nuk kanë komentuar mbi raportin dhe më parë kanë mohuar keqpërdorimet, duke i quajtur raportet "të fabrikuara nga armiku".
Kryetari i Misionit të fakteve të konstatuara në Sudan, Mohamed Çande Otman, theksoi se "shkalla, koordinimi dhe miratimi publik i operacionit nga ana e udhëheqësis së lartë e RSF-së tregojnë se krimet nuk janë teprime të rastësishme të luftës, por një operacion i planifikuar me karakteristika të gjenocidit".
Hetimi dokumentoi "retorikën e shfarosjes" të RSF-së, duke përfshirë kërcënimet për "pastrimin e qytetit" dhe ekzekutimet e drejtpërdrejta të civilëve, ndërsa gratë dhe vajzat e moshës shtatë deri në 70 vjeç nga bashkësitë jo-arabe iu nënshtruan përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale.
Ministrja e Punëve të Jashtme britanike, Ivet Kuper, e quajti raportin e KB-së "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje për armëpushim. Britania e Madhe, së bashku me vendet e tjera, mbështeti mandatin e një misioni të KB-së për të hetuar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare në dhe përreth El Fashir. rq/
Foto: EPA