Hetim për vrasje gjatë dhunës në familje në Manastir
- Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një burri 33-vjeçar për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale - Vrasje gjatë dhunës në familje, përkatësisht të kualifikuar sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një burri 33-vjeçar për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale - Vrasje gjatë dhunës në familje, përkatësisht të kualifikuar sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal.
Siç informon PTHP, mëngjesin e sotëm, i dyshuari i mori jetën ish partneres së tij me të cilën kishte katër fëmijë. Pasi u sigurua që babai i saj nuk ishte në shtëpinë ku jetonte gruaja, i dyshuari hyri në shtëpi ndërsa ajo po flinte, iu afrua viktimës dhe e goditi me thikë dhjetë herë në trup, nga të cilat ajo vdiq menjëherë.
Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Manastir që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak se ekziston rreziku që ai të arratiset. sa/
Foto: MIA arkivi