• сабота, 16 мај 2026

Helmohen 56 studentë nga Akademia policore në Tiranë

Helmohen 56 studentë nga Akademia policore në Tiranë

Tiranë, 7 maj 2026 (MIA) - Pesëdhjetë e gjashtë studentë nga Akademia policore në Shqipëri mbrëmë kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Tiranë, me simptome të helmimit, pasi kanë konsumuar ushqim në hapësirat e Akademisë.

Dy nga studentët janë mbajtur në trajtim të mëtejshëm.

Agjencia kombëtare shqiptare për ushqim (AKU) zbatoi inspektime në Akademinë dhe në hapësirën ku përgatitet ushqimi.

Specialistët për hetime kriminele nga Komisariati policor nr. 1, pas veprimeve të zbatuara hetuese nën udhëheqjen e Prokurorisë në Tiranë, publikoi se janë arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim janë pronarja e kompanisë, e cila e ka furnizuar Akademinë me ushqim.

Kompania e njëjtë e furnizon me ushqim edhe klinikën infektive "Shefqet Ndroqi". bsh/

 

Остани поврзан