Hegseti: Ushtria amerikane duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe
- Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pit Hegset, deklaroi se armata amerikane meriton të marrë Çmimin Nobel për Paqe çdo vit.
Uashington, 25 prill 2026 (MIA) - Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pit Hegset, deklaroi se armata amerikane meriton të marrë Çmimin Nobel për Paqe çdo vit.
"I vetmi institucion që duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe çdo vit është ushtria amerikane, sepse ne jemi garantues i sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm të vendit tonë, por edhe të shumë njerëzve në këtë botë", tha Hegset në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Me këtë, Hegseti theksoi më tej këmbënguljen e administratës Donald Tramp që ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran të paraqitet si një mjet për të arritur stabilitet dhe paqe, pavarësisht kritikave dhe presionit në rritje për shkak të pasojave të luftës.
Duke folur për progresin e pperacionit "tërbim epik" në Iran, Hegseti e lavdëroi fuqinë ushtarake të ShBA-së, e cila sipas tij kishte arritur "rezultate vendimtare ushtarake" në Iran.
Duke u përqendruar në kuptimin amerikan të luftës dhe paqes, ai theksoi se qëllimi i një lufte të zhvilluar siç duhet është arritja e paqes.
"Kur zhvilloni luftë në mënyrën e duhur, ideja është që nga ana tjetër të arrish paqen. Kjo është ajo që do të donim më shumë të shihnim", tha Hegseti.
Foto: EPA