Hegset: Sapo kemi filluar dhe do të luftojmë aq sa do të jetë e nevojshme
- – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në konferencën e djeshme për media deklaroi se SHBA-ja ka përparësi të qartë ushtarake në luftën kundër Iranit dhe janë të gatshëm për fushatë të vazhduar.
Uashington, 6 mars 2026 (MIA) – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në konferencën e djeshme për media deklaroi se SHBA-ja ka përparësi të qartë ushtarake në luftën kundër Iranit dhe janë të gatshëm për fushatë të vazhduar.
“Nuk kemi mungesë municioni. Rezervat tona të armëve në mbrojtje dhe ofensivë na mundësojnë ta ruajmë këtë fushatë aq sa është e nevojshme”, theksoi Hegset.
Sipas tij konflikti me Iranin është në fazën fillestare.
“Sapo kemi filluar luftë dhe me vendosmëri do të luftojmë”, theksoi Hegseti.
Përderisa admirali i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTKOM), admirali Bred Kuper theksoi se forcat amerikane për 72 orë goditën afro 200 caqe në Iran, përfshirë edhe rreth Teheranit. Sipas tij janë shkatërruar ose fundosur 30 anije iraniane. fc/
Foto: DPA