Hegset: Kalimi i dy anijeve tona nëpër Ngushticën e Hormuzit dëshmon se lundrimi është i lirë
- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset dhe shefi i Shtabit të bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneral Den Kejn, sot nga Pentagoni theksuan se SHBA-së "nuk i nevojitet luftë" dhe shtoi se Iranit nuk guxon t'i lejohet të bllokojë rrugë detare ndërkombëtare dhe të ndal mallëra të dedikuara për vende të pafajshme.
Uashington, 5 maj 2026 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset dhe shefi i Shtabit të bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneral Den Kejn, sot nga Pentagoni theksuan se SHBA-së "nuk i nevojitet luftë" dhe shtoi se Iranit nuk guxon t'i lejohet të bllokojë rrugë detare ndërkombëtare dhe të ndal mallëra të dedikuara për vende të pafajshme.
"Kalimi i dy anijeve tregon se lundrimi nëpër Ngushticën e Hormuzit është i lirë", tha Hegset.
Ministri sqaroi se “Projekti Liria” është krejtësisht i ndarë nga Operacioni "Zemërimi Epik", i cili filloi në fund të shkurtit, në vet fillimin e luftës. Detyra kryesore e këtij projekti të ri është mbrojtja e anijeve tregtare nga agresioni iranian, ndërsa Hegset shtoi se i gjithë misioni është i një natyre të përkohshme.
Ministri amerikan e quajti bllokadën e ngushticës nga Irani “shantazh ndërkombëtar” dhe e vlerësoi atë si plotësisht të papranueshme.
Si provë se strategjia e tyre tashmë po jep rezultate, ai përmendi faktin se dy anije tregtare amerikane kanë kaluar tashmë në mënyrë të sigurt nëpër ngushticë. Sipas tij, kjo vërteton se “kalimi është i lirë”, ndërsa Irani ka mbetur “i turpëruar” në tërë këtë rrëfim.
Hegset gjithashtu është mburrur me “vendosjen e një kupole të fuqishme kuq-bardhë-kaltër mbi tërë ngushticën”. Ky është, siç tha, “sistem që siguron mbikëqyrje të vazhdueshme të anijeve tregtare paqësore, ndërsa anijet iraniane janë nën presion të vazhdueshëm”. Ai shtoi se bllokada amerikane tashmë ka detyruar gjashtë anije iraniane të tërhiqen. bsh/
Foto: EPA