• сабота, 14 март 2026

Hegset: Forcat amerikane e kanë shkatërruar regjimin iranian

Hegset: Forcat amerikane e kanë shkatërruar regjimin iranian

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Sekretari i Mbrojtjes amerikane dhe shefi  i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Den Kejn, në një konferencë e sotme të përbashkët për shtyp informuan publikun rreth progresit të operacionit ushtarak kundër Iranit, duke theksuar se forcat amerikane e kanë "shkatërruar regjimin iranian". 

"Asnjëherë më parë një armatë moderne nuk është shkatërruar kështu. Thamë se kjo nuk do të ishte një luftë e drejtë. Dhe në të vërtetë nuk është. Irani nuk ka mbrojtje ajrore, as forcë ajrore, as marinë", potencoi Hegset.

Ai shtoi se raketat e Iranit janë zvogëluar me 90 për qind, ndërsa dronët e tyre sulmues me një shënjestër të vetme u zvogëluan dje me 95 për qind.

"Forcat ajrore tona dhe ato izraelite kanë kombinuar për të goditur më shumë se 15.000 objektiva armike. Kjo është dukshëm më shumë se një mijë në ditë. Plani është të mposhten, shkatërrohen dhe çaktivizohen të gjitha kapacitetet e tyre kryesore ushtarake me një shpejtësi që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Së shpejti, dhe shumë shpejt, të gjitha kompanitë e industrisë mbrojtëse të Iranit do të shkatërrohen", theksoi Hegset.

Dhe gjenerali Kejn pranoi se marina iraniane ishte bërë “e paefektshme në luftime” në më pak se dy javë luftë. Megjithatë, ai paralajmëroi se Irani ende ruan “aftësinë për të shkaktuar dëm forcave aleate dhe anijeve tregtare”.

"Ekziston një arsye pse zgjodhëm shkatërrimin e marinës si një nga objektivat tanë kryesorë. I kemi dëgjuar njoftimet e tyre për masa të ndryshme dhe po përgatitemi për të gjitha ato. Domethënë, kemi një plan për çdo situatë të mundshme", tha Kejn.

Foto: EPA

Остани поврзан