Haxha Labib: Më shumë se gjysma e popullatës në Liban varet nga ndihma humanitare
- - Mbijetesa e më shumë se gjysmës së popullsisë së Libanit, e cila numëron rreth 5,8 milionë njerëz, varet nga ndihma humanitare, ndërsa sulmet izraelite ndaj vendit vazhdojnë, njoftuan sot Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.
Bejrut, 8 maj 2026 (MIA) - Mbijetesa e më shumë se gjysmës së popullsisë së Libanit, e cila numëron rreth 5,8 milionë njerëz, varet nga ndihma humanitare, ndërsa sulmet izraelite ndaj vendit vazhdojnë, njoftuan sot Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.
Eurokomisarja për ndihmë humanitare dhe menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme, Haxha Labib, pas takimit me presidentin libanez Zhozef Aun në Bejrut deklaroi se “më shumë se tre milionë njerëz, ose më shumë se gjysma e popullsisë në Liban, varet nga ndihma humanitare”, njoftoi Al Zhezira.
Ajo deklaroi se nga fillimi i konfliktit më 2 mars, Bashkimi Evropian ka siguruar 100 milionë euro ndihmë dhe ka dërguar gashtë aeroplanë me pajisje humanitare, përderisa i shtati pritet të shtunën.
Sipas autoriteteve libaneze, sulmet izraelite që nga fillimi i konfliktit morën më shumë se 2.700 jetë dhe dëbuan të paktën një milionë njerëz, duke përfshirë edhe në periudhën pas armëpushimit më 17 prill, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Edhe krahas marrëveshjes për armëpushim, sulmet, sipas raporteve, vazhdojnë, ndërsa gjatë periudhës së kaluar janë regjistruar edhe viktima të reja.
Forcat izraelite vazhdojnë të kontrollojnë disa pjesë të Libanit jugor dhe sipas autoriteteve lokale, shkatërruan fshatra të tërë në këtë zonë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s