Hamasi bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit
- Grupi palestinez Hamas bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit.
Gazë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Grupi palestinez Hamas bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit.
Në njoftim, grupi palestinez bëri thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve pjesëmarrëse në këshillin e ri të formuar të ndërmarrin "hapa praktikë" për ta detyruar Izraelin të ndalojë fushatën e saj ushtarake, të hapë pikat kufitare, të lejojë hyrje të pakufizuar të ndihmës humanitare në territor dhe të nisë menjëherë rindërtimin.
Në takimin e Komitetit për Paqe në Uashington dje, Trampi premtoi miliarda dollarë ndihmë për zonën bregdetare të shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ripërsëriti se rindërtimi i Gazës mund të fillojë vetëm pasi Hamasi të çarmatoset, duke thënë se ky pozicion është dakorduar me SHBA-të.
Hamasi hodhi poshtë thirrjet për dorëzim të armëve.
"Hamasi shumë shpejt do të përballet me një dilemë", tha Netanjahu. "Të dorëzojë armët në mënyrë të lehtë apo të vështirë".
Hamasi deklaroi se çdo proces politik ose marrëveshje për arritjen e stabilitetit në Gazë duhet të bazohet në "adresimin e shkaqeve thelbësore të problemit, domethënë pushtimin, ndalimin e politikave agresive dhe mundësinë që populli ynë palestinez të marrë të drejtat e tij të plota dhe të kompletuara".
Që nga fillimi i armëpushimit me Izraelin, Hamasi ka kthyer në masë të madhe kontrollin mbi territorin që administron në Gazë.
Trampi tha se Maroku, Shqipëria, Kosova, Kazakistani dhe Indonezia janë të gatshme të dërgojnë mijëra ushtarë për të ndihmuar në sigurimin e paqes së qëndrueshme, edhe pse asnjë vend ende nuk ka pranuar të marrë përsipër detyrën e çarmatimit të Hamasit si pjesë e forcave të propozuara ndërkombëtare për stabilizim.
"Mendoj se do të dorëzojnë armët e tyre", tha Trampi, duke paralajmëruar se në të kundërt Hamasi do të përballet me pasoja serioze.
Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane refuzuan t’i bashkohen ashtuquajturit Komitet për Paqe, duke e konsideruar atë një rival të Kombeve të Bashkuara. qa/
Foto: arkivi