Guteresh "për vizitë solidariteti" në Liban
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot pa paralajmërim ka arritur në Liban për "vizitë të solidaritetit" derisa po zgjatin sulmet izraelite, njoftoi DPA.
Bejrut, 13 mars 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot pa paralajmërim ka arritur në Liban për "vizitë të solidaritetit" derisa po zgjatin sulmet izraelite, njoftoi DPA.
Populli i Libanit "nuk e ka zgjedhur këtë luftë", tha Guteresh dhe shtoi se "ata janë tërhequr në të".
"Pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, milicia proiraniane Hezbollah filloi të lansojë raketa drejt objektivave në Izrael. Izraeli u përgjigj me sulme të mëdha ajrore. Qindra civilë në Liban janë vrarë, ndërsa më shumë se 800.000 njerëz janë shpërngulur brenda vendit", tha Guteresh.
Shefi i KB-së bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të donojë 300 milionë dollarë shtesë për përkrahje të ndihmës humanitare për popullin libanez.
Gjatë vizitës, Guteresh u takua me presidentin libanez Xhopzef Aun, kryetarin e Parlamentit, Nabuih Beri dhe kryeministrin Navaf Sallam. bsh/
Foto: EPA