Grubi merret në pyetje në Prokurori
- Artan Grubi, i dyshuar për "shpërdorim në Lotarinë Shtetërore" i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar Bllacë dhe u vendos në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizare, tashmë është dërguar për t'u marrë në pyetje në Prokurori.
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Artan Grubi, i dyshuar për "shpërdorim në Lotarinë Shtetërore" i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar Bllacë dhe u vendos në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizare, tashmë është dërguar për t'u marrë në pyetje në Prokurori.
Grubi i cili ka qenë ish zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive u largua nga vendi përmes të njëjtit vendkalim kufitar më shumë se një vit më parë sepse, pasi bashku me ish drejtorin e "Lotarisë Shtetërore", Përparim Bajrami dyshohej për "një krim prej tetë milionë euro për porositjen e aparateve VLT".
Grubi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa iu caktua 30 ditë paraburgim në mungesë.
Hetimi për “Lotarinë Shtetërore”, siç kumtoi ish prokurori shtetëror publik ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit.
Sipas Prokurorisë, çështja për “Lotarinë Shtetërore” përfshin vendime dhe marrëveshje që dyshohet se i shkaktojnë institucionit dëme të konsiderueshme financiare, të vlerësuara në "mbi tetë milionë euro, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për një person tjetër". ls/
Foto: arkivi i MIA-s