• сабота, 16 мај 2026

Grosi: Rreziku nga katastrofa bërthamore në nivelin e Luftës së ftohtë

Grosi: Rreziku nga katastrofa bërthamore në nivelin e Luftës së ftohtë

Vjenë, 28 prill 2026 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, paralajmëroi në konferencën për Marrëveshje për mospërhajpe të armëve bërthamore në Nju-Jork se rreziku nga katastrofa bërthamore e ka arritur nivelin më të lartë nga Lufta e Ftohtë.

"Është me rëndësi që sot t'i drejtohemi të gjitha palëve që marrin pjesë në Konferencën e 11-të për kontroll të Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore në Nju-Jork. Marrëveshja ekziston më shumë se pesë dekada dhe kërkon respektim më të madh nga cilado marrëveshje në këtë fushë", theksoi ai në Iks.

Grosi tha se ky është "një moment shumë i veçantë", për shkak të rrezikut në rritje të katastrofës bërthamore, që është rritur nderi në nivelet e Luftës së ftohtë.

"Rreziku i katastrofës bërthamore është rritur në nivele të papara që nga kulmi i Luftës së Ftohtë. Lufta është rikthyer në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe kornizat shumëpalëshe që mbështesin paqen dhe sigurinë janë nën një presion të madh", shtohet në komunikatë.

Grosi bëri të ditur se sot "përballemi me një pozicion të pasigurt" në fushën bërthamore "me më shumë aktorë, më shumë rreziqe dhe më pak qartësi".

Sipas tij, shkenca dhe teknologjia bërthamore kanë përfitime të konsiderueshme për njerëzimin dhe duhet të bëhen më të arritshme për të gjithë botën. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан