• петок, 15 мај 2026

Grevë dhe protesta në Greqi me rastin e Ditës së punës

Grevë dhe protesta në Greqi me rastin e Ditës së punës

Athinë, 1 maj 2026 (MIA) - Me greva dhe protesta në Athinë dhe qytetet tjera greke, në Greqi tradicionalisht do të shënohet Dita e punës, të organizuara nga sindikatat e të punësuarve në sektorin publik dhe privat, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Greqia sot është pa transport detar dhe hekurudhor, ndërsa probleme do të ketë edhe në transportin publik, duke marrë parasysh atë që në Athinë, metroja dhe tramvaji filluan grevë 24 orëshe, autobusët dhe trolejbusët do të qarkullojnë nga ora 09:00-21:00, ndërsa në Selanik do të qarkullojnë vetëm 50 autobusë.

Dy sindikatat më të mëdha greke, për punonjësit e sektorit publik dhe privat, filluan sot një grevë 24-orëshe dhe caktuan një protestë në Athinë këtë mëngjes për të, siç thonë ata, nderuar përpjekjet e punëtorëve në të kaluarën dhe për të dërguar një mesazh se përpjekjet e sotme janë për një të ardhme më të mirë.

Përmes grevave dhe prtoestave kërkojnë të drejta më të mëdha për punëtorët, paga më të larta, sistem tatimor të drejtë etj. sa/

Foto: Arkivi MIA

Остани поврзан