Greva e personelit të kabinës së kompanisë ajrore "Lufthanza" shkaktoi anulime masive të fluturimeve
- Greva e personelit të kabimës në kompaninë ajrore gjermane "Lufthanza" shkaktoi anulime të fluturimeve dhe e çrregulloi udhëtimin e mijërave persona në Gjermani.
Munih, 10 prill 2026 (MIA) - Greva e personelit të kabimës në kompaninë ajrore gjermane "Lufthanza" shkaktoi anulime të fluturimeve dhe e çrregulloi udhëtimin e mijërave persona në Gjermani.
Rreth 20.000 stjuardesa dhe stjuardë sot e ndërprenë punën në thirrje të sindikatës së personelit të kabinës "UFO", me qëllim që të shkaktojnë presion për shkak të kontestit rreth marrëveshjes kolektive në kompaninë amë dhe filialin e saj rajonal "Lufthanza Siti Lajn", kumtoi "Shpigel".
Sipas itinerarit të fluturimeve, rreth 75 për qind nga pothuajse 350 fluturime të caktuara në qendrën kryesore të kompanisë në aeroportin në Frankfurt janë anuluar. Greva ndikon edhe në punën e aeroporteve në Munih, Berlin, Lajpcig dhe Shtutgard.
Edhe pse greva zyrtarisht u referohet fluturimeve nga Gjermania, pritet që mungesa e aeroplanëve të ndikojë edhe në shumë fluturime kthyese për udhëtarët që kthehen nga udhëtimet me rastin e Pashkëve. Kjo është greva e tretë e madhe në kompaninë më të madhe gjermane këtë vit, pas dy grevave të kaluara të pilotëve. ab/