• петок, 20 декември 2024

Gordana Siljanovska - Davkova - presidentja e parë grua që nga pavarësia e vendit

Gordana Siljanovska - Davkova - presidentja e parë grua që nga pavarësia e vendit

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Profesoresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë funksion.

Siljanovska-Davkova e përkrahur nga VMRO-DPMNE në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 8 maj të vitit 2024 e mundi presidentin e mëparshëm Stevo Pendarovski. Sipas rezultateve të para zyrtare të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) Siljanovska-Davkova ka fituar 561.000 vota, ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski 251.881 vota.

Në fushatën të cilën e zhvilloi nën slloganin "Maqedonia sërish krenare", Siljanovska-Davkova foli se prapashtesën "E Veriut"  nuk do ta përdorë, por do të qëndrojë para tabelës me emrin e ri kushtetues. Ajo pati deklaruar edhe se është kundër ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por nëse Kuvendi sjellë vendim të tillë do ta respektojë, sepse Kuvendi është organi krijues i Kushtetutës. Qytetarët i porosiste se duhet t'i respektojnë vlerat themelore të rendit tonë kushtetues, ndërsa Marrëveshja e Prespës, për të, siç thoshte, është çështje e hapur politike dhe juridike.

Pas fitores së zgjedhjeve ajo premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

"Unë pohoj se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. Kjo do të thotë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, e atyre të cilët nuk janë në parti, sepse nuk mundet asnjë president të synojë unitetin, nëse mban linja partiake", deklaroi Siljanovska Davkova.

Ajo thekson se nuk ka ndryshim më të madh sesa të kesh një grua presidente për herë të parë në vendin tonë.

"A ka ndryshim më të madh nga ajo që për herë të parë në këtë vend, një grua bëhet presidente? A ka një frymëzim më të madh për gratë e zgjuara - nuk ka. Dhe mendoj se me mua, më mbani për fjae, kur të rrethohem me gra të ngjashme me mua, gra të modelit të Vatclav Havel, subversive, të pavarura, të forta, që dinë të shprehin një qëndrim në mënyrën e tyre, në një mënyrë ndryshe nga ajo e meshkujve, ta mbrojnë atë është një hap i madh dhe kjo për mua është një hap reformues", theksoi ajo.

Siljana Davkova është e lindur më 11 maj 1953 në Ohër. Arsimin fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në Shkup (1973). ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup (1978), ku edhe ka magjistruar. Ka doktoruar para komisionit të kryesuar nga prof. Franc Grad me "Cum laude" në Fakultetin juridik në Lubjanë, në temën "Local Selfgoermernment - between Norms and Reality" në vitin 1994.

Ishte zgjedhur asistente në lëndën e sistemit politik në Fakultetin juridik në Shkup (1989), docente e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik (1994), ndërsa më pas edhe profesoreshë e rregullt në vitin 2004. Ishte anëtare e Komisionti kushtetues të Kuvendit të RM-së (1900-1992) dhe ministre në Qeverinë e RM-së (1992-1994). Eksperte për zgjehdje të OKB-së dhe nënkryetare e grupit të Ekspertëve të pavarur për vetëqeverisje lokale pranë Këshillit të Evropës. Anëtare e Komisionti të Venecies, Autore e qindra punimeve shkencore për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik.

Siljanovska-Davkova ishte kandidate e VMRO-DPMNE-së edhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, por humbi nga Stevo Pendarovski.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Siljanovska-Davkova ishte bartëse e listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit në Njësinë zgjedhore 1. Prej gushtit të vitit 2020 ajo është deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан