• петок, 13 март 2026

Goditen me dron disa cisterna me derivate në portin Salallah të Omanit

Goditen me dron disa cisterna me derivate në portin Salallah të Omanit

Salalla, 11 mars (MIA) - Disa tankere për ruajtjen e karburanti në portin e Omanit.Salallah u goditën nga dronë, njoftuan mediat shtetërore.

Kompania britanike e sigurisë detare Ambrey kumtoi se nuk kishte dëme në anijet tregtare, transmetoi Bi-Bi-Si.

Përveç sulmeve në port, Agjencia e lajmeve të Omanit kumtoi se "dronë të shumtë" ishin kapur dhe rrëzuar. Ajo i përshkroi sulmet si "keqdashëse", por shtoi se nuk ishte raportuar për viktima.

Agjencia informoi dhe se sulltani i Omanit foli në telefon me presidentin iranian, Masud Pezeshkijan për të konfirmuar "qëndrimin e neutralitetit" të Omanit dhe shprehu "dënim të prerë" të shënjestrimit të territoreve të tij. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

Остани поврзан