Gjykata kushtetuese ka nisur procedurë për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit për rrogat e gjykatësve
- Gjykata kushtetuese sot solli vendim për nisje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për rrogat e gjykatësve, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë gjyqësore nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës. Këtë e kumtoi sot kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas mbajtjes së mbledhjes në të cilën gjykatësit kushtetues pas nismave për inicim të procedurës për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit me të cialt u ulën koeficientët për përllogaritje të të ardhurave të gjykatësve.
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot solli vendim për nisje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për rrogat e gjykatësve, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë gjyqësore nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës. Këtë e kumtoi sot kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas mbajtjes së mbledhjes në të cilën gjykatësit kushtetues pas nismave për inicim të procedurës për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit me të cialt u ulën koeficientët për përllogaritje të të ardhurave të gjykatësve.
Rrogat e gjykatësve nuk janë çështje teknike, por statutare, theksoi Kostadinovski, që, siç tha, sipas standardeve ndërkombëtare, nuk guxon të ulet madje as në kushte të krizës ekonomike.
Kostadinovski theksoi se shumica e gjykatësve kushtetues ishin të mendimit se intervenimet e këtilla ligjore paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pavarësinë financiare të pushtetit gjyqësor dhe janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Në diskutimin me gjykatësit kushtetues, paraprakisht, ai iu referua rekomandimeve të Këshillit të Evropë dhe të Kartës evropiane për statusin e gjykatësve, sipas të cilave, siç tha, rrogat e gjykatësve duhet të jenë të mbrojtura nga ulja gjatë mandatit të gjykatësit dhe secili vend anëtar duhet të vendosë rregulla të posaçme për mbrojtjen e këtyre të ardhurave.
Injorimi i këtyre standardeve ndërkombëtare gjatë sjelljes së ndryshimeve ligjore, kryetari i Gjykatës kushtetuese, e vlerësoi si jokorerkte dhe të padrejtë, duke pasur parasysh atë që ata janë pjesë e rendit juridik vendor.
Kostadinovski sqaroi se vendimi për rrogat e gjykatësve nuk do të thotë rritje e tyre, por parandalim i uljes së mëtutjeshme.
Në mbledhje paraprakisht, ndërkaq, gjykatësit kushtetues theksuan për shkeljen e pavarësisë funksionale të pushtetit gjyqësor, duke cekur se edhe pse shtëpia ligjvënëse i cakton rrogat dhe kompensimet, në këtë rast nuk janë cekur shkaqe të arsyeshme për ulje të koeficientëve, as në mendimin e Qeverisë, as ndërkaq në Propozim-ligj. Në mbledhje, ata theksuan se secili ligj duhet të përmbajë arsyetim për faktet të cilave ligjvënësi iu referohet gjatë sjelljes së vendimit.
Në mbledhje, gjykatësit kushtetues vendosën edhe rreth çështjeve tëtjera të interesit publik.
Lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, Kostadinovsi informoi se Gjykata ka vendosur ta shtyjë debatin, me arsyetimin se në procedurën formale të sjelljes është përmbushur zgiidhja paraprake e Gjykatës, ndërkaq për palën materiale do të deklarohet kur ndrdyshimet do të bëhen pjesë e rendit juridik pozitiv.
Është inicuar procedurë edhe për dispozita të Ligjit për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata, të cilat kanë të bëjnë me parimin e opinionit, posaçërisht të mundësisë për publikim edhe të vendimeve gjyqësore të pavlefshme.
Lidhur me ndarjen në blloqe të tarifave për konsumin e energjisë elektrike, ndërkaq, ai tha se Gjykata ka vendosur të mos inicojë procedurë, me çka mbeten në fuqi rregullat ekzistuese të caktuara nga Komisioni rregullator për energjetikë.
Për rritjen lineare të pensioneve, Gjykata kushtetuese nuk solli vendim, për shkak të rezultatit të barazuar gjatë votimit, ndërsa lënda, siç tha, do të shqyrtohet pas kompletimit të përbërjes gjyqësore. ab/
Foto: МIА