• петок, 20 февруари 2026

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë kërkesën e Ramës dhe e konfirmoi pezullimin e Ballukut nga funksioni publik

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë kërkesën e Ramës dhe e konfirmoi pezullimin e Ballukut nga funksioni publik

Tiranë, 7 shkurt 2026 (MIA) – Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rastin e zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sepse nuk ishte arritur shumica e nevojshme për pranimin e saj, me çka mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga funksionet publike. 

Tetë gjykatësit kushtetues ishin të ndarë në votim, katër ishin “për” ndërsa katër “kundër”, që sipas rregullave për punë të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë automatike do të thotë se ankesa është hedhur poshtë. 

Si rezultat i kësaj, vendimi i Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin e zëvendëskryeministres Balluku nga funksioni mbetet në fuqi, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e shfuqizoi. 

Gjykata Speciale, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, vendosi të pezullojë nga detyra Belinda Ballukun. Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë vendim shkelje të kompetencave të tij kushtetuese dhe parashtroi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se gjykata ndërhyri në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, më saktë, në të drejtën e kryeministrit, për të pezulluar ose shkarkuar anëtarët e qeverisë.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) më 31 tetot të vitit të kaluar parashtroi akuzë kundër Ballukut, në kuadër të hetimit në lidhje me procedurat tenderuese për tunelin e Llogorasë dhe një pjesë të projektit për Unazën e madhe në Tiranë. 

Njëzetë ditë më vonë gjykata Ballukut i shqiptoi dy masa sigurie “pezullim nga kryerja e detyrës dhe funksionit” dhe “ndalesë për tu larguar nga vendi”. 

Pas parashtrimit të kërkesës nga ana e kryeministrit, Gjykata Kushtetuese vendosi që përkohësisht ta kthejë në punë Ballukun derisa nuk shqyrtohet rasti. Megjithatë, me vendimin e tanishëm, ankesa është hedhur poshtë dhe pezullimi i saj nga funksioni mbetet në fuqi. fc/

Foto: Balluku në Fejsbuk

 

Остани поврзан