Gjorgjievski: Gara tradicionale e babadimrave edhe këtë vit e ngjyrosi sheshin "Maqedonia" me buzëqeshje, gëzim dhe magji të vërtetë të fundvitit
- Gara tradicionale e Babadimrave edhe këtë vit e ngjyrosi sheshin "Maqedonia" me buzëqeshje, gëzim dhe magji të fundvitit. Me mbi 800 pjesëmarrës, qyteti sot pulsoi në frymën festive, ndërsa pjesëmrëësi më i ri, vetëm gjashtë muajsh, për mua është fituesi absolut dhe simboli më i bukur i shpresës dhe së ardhmes, kumtoi në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Gara tradicionale e Babadimrave edhe këtë vit e ngjyrosi sheshin "Maqedonia" me buzëqeshje, gëzim dhe magji të fundvitit. Me mbi 800 pjesëmarrës, qyteti sot pulsoi në frymën festive, ndërsa pjesëmrëësi më i ri, vetëm gjashtë muajsh, për mua është fituesi absolut dhe simboli më i bukur i shpresës dhe së ardhmes, kumtoi në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ai theksoi se më të vegjlit u gëzuan me dhuarata të Vitit të Ri, përderisa "Bilbilat e artë" u kujdesën për argëtim të paharruar, që i ngrohi zemrat e të pranishmëve.
"Falënderime të mëdha për Shoqatën "I pari drejt majes" dhe Coca-Cola, të cilët me mbështetjen e tyre e pasuruan euforinë e Vitit të Ri dhe treguan edhe një herë se festat janë më të bukura kur ndahen së bashku. Argëtimi vazhdon sonte. Duke filluar nga ora 18:00, Miyatta dhe DJ Goran do t'ju argëtojnë në sheshin e qytetit. Shihemi!", kumtoi Gjorgjievski. ab/
Foto: FB Orce Gjorgjievski