Gjorgjievski: Filloi pastrimi sipërfaqësor i deponisë Vardarishte, vijon procesi i degazifikimit
- - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se ka filluar pastrimi sipërfaqësor i deponisë Vardarishte.
Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se ka filluar pastrimi sipërfaqësor i deponisë Vardarishte.

"Fjala është fjalë - deponia Vardarishte po hyn në histori! Folloi pastrimi sipërfaqësor i deponisë Vardarishte, e cila është e vjetër me dekada. Vijon procesi i degazifikimit, ndërsa pastaj - ndërtimi i njërit prej parqeve më të mëdha në sipërfaqe prej 300.000 metra katrorë, sipas të gjitha standardeve. Mushkëritë e reja të qytetit!", shkruan kryetari i komunës, i cili shpërndau edhe një video. fc/
Foto: Printskrin