Gjorgjieski: Tatimet dhe çmimet e parkingut do të mbeten të njejta
- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot në konferencën për shtyp deklaroi se mendon për rritje të tatimeve. Ai tha se Qyteti i Shkupit ende nuk është në gjendjen e duhur çfarë e meritojnë shkupjanët të jetojnë.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot në konferencën për shtyp deklaroi se mendon për rritje të tatimeve. Ai tha se Qyteti i Shkupit ende nuk është në gjendjen e duhur çfarë e meritojnë shkupjanët të jetojnë.
"Ende nuk i kemi vendosur plotësisht gjërat në rend. Pse? Sepse po japim gjithpka nga vetja deri në atomin e fundit, po na duhet kohë t'i zgjidhim të gjitha proceset - u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit për punën e realizuar prej kur është në detyrë, si dhe për projektet që vijnë në të ardhmen.
Gjorgjievski tha se edhe krahas asaj që kemi tatime më të ulëta në rajon, konsideron se ato nuk duhet të rriten.
"Ne ende si Qytet nuk kemi dhënë shërbime për qytetarët çfarë e meritojnë që të mund të mendoojmë për këtë temë. Por, unë konsideroj se tatimet nuk duhet të rriten", shtoi kryetari.
Nuk është në plan as rritja e çmimit të parkingjeve
"Ka institucione që paguajnë për shërbimet e parkimit, përfshirë punonjësit e Qytetit të Shkupit, me çmime preferenciale. Nuk do të ketë më diçka të tillë. Punonjësit këtu marrin pagë dhe janë të njëjtë me qytetarët e tjerë në Shkup. Dhe do të paguajnë aq sa u nevojitet. Dikush nuk mund të paguajë 400 denarë, ndërsa ju të paguani 1.400 për një biletë mujore. Të gjithë do të paguajnë sa është shuma - ajo do të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu nuk do të ketë tolerancë. Por kjo nuk do të thotë rritje e çmimeve, por vendosje e rendit" u përgjigj Gjorgjievski në pyetjen e gazetarëve.
Plani ishte që të kishte parkim zone në disa vende në qytet.
I pyetur për objektin në Ezerce, ai tha se atje po ndërtohet një kënd për fëmijë.
Ai njoftoi një pastrim të plotë të pellgjeve, plani ishte të kishte kafshë të egra, diçka tërheqëse për të rinjtë, por edhe të rinovohej parku.
Lidhur me Kalanë, ai tha se procedura ka filluar, ku Qyteti i Shkupit do të marrë përsipër përgjegjësinë.
I pyetur nga një gazetar për autobusët, ai tha se disa nga autobusët e rinj do të mbërrijnë deri në fund të këtij viti. Në vend të 80 autobusëve të premtuar, do të blihen njëqind. Vendimi i qeverisë u mor dhe kryetari i Qytetit beson se dorëzimi do të fillojë së shpejti. mb/
Foto: MIA