• петок, 15 мај 2026

Gjithsej 94 udhtarë deri më tani janë evakuuar nga anija "Hondius" u përfshinë nga hantavirusi vdekjeprurës

Gjithsej 94 udhtarë deri më tani janë evakuuar nga anija

Madrid, 11 maj 2026 (MIA) - Gjithsej 94 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar deri më tani nga anija turistike "Hondius" e përfshirë nga hantavirusi vdekjeprurës. 

Siç kumton ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monika Garsija, bëhet fjalë për shtetas të 19 vendeve, të cilët dje u nisën me tetë fluturime lëshuan Ishujt Kanarie. 

Për sot është paralajmëruar evakuimi i gjashtë personave të tjerë në Holandë dhe 18 personave në Australi.

Evakuimi vjen një javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se tre udhtarë në anije - një çift i moshuar holandez dhe një shtetas gjerman - kanë vdekur në një rast të dyshuar të hantavirusit.

Hantavirusi mund të shkaktojë ethe dhe sëmundje të rënda të frymëmarrjes tek njerëzit, ndërsa transmetohet më së shpeshti përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pështymën nga brejtësit e infektuar.

Përpara evakuimit të djeshëm, u krye një ekzaminim i plotë epidemiologjik për të gjithë 152 udhëtarë në anije, ndërsa rezultatet treguan se asnjë prej personave nuk kishte simptoma të sëmundjes. 

Garsija deklaroi se pas evakuimit, një shtetas francez shfaqi simptoma të sëmundjes, duke shtuar se autoritetet franceze do të zbatonin protokollet e tyre shëndetësore.

Ajo shtoi se 34 persona, kryesisht anëtarë të ekuipazhit, do të qëndrojnë në bord dhe do të lundrojnë përsëri drejt Roterdamit me anijen turistike. 

Sipas OBSH-së, deri më tani janë konfirmuar gjashtë raste të hantavirusit dhe dy raste të dyshuara, tre prej të cilave kanë rezultuar me vdekje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан