Gjermania do të marrë pjesë në financimin e qendrave ushtarake për stërvitje në Ukrainë
- Gjermania do të marrë pjesë me mbi 10 milionë euro në iniciativën e Bashkimit Evropian për vendosjen e qendrave ushtarake për stërvitje në Ukrainë, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi DPA.
Kiev, 12 maj 2026 (MIA) - Gjermania do të marrë pjesë me mbi 10 milionë euro në iniciativën e Bashkimit Evropian për vendosjen e qendrave ushtarake për stërvitje në Ukrainë, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi DPA.
"Financimi do ta mbulojë infrastrukturën e nevojshme për një qendër të plotë për stërvitje", deklaroi Pistorius gjatë vizitës në Kiev.
Ai tha se qendrat kanë për qëllim të ndihmojnë në mbajtjen e gatishmërisë operative të armatës ukrainase, duke përfshirë edhe pas marrëveshjes eventuale paqesore me Rusinë, njoftoi Agjencia gjermane.
"Iniciativa është një nga disa masat e orientuara ndaj përforcimit të përgjigjes në të ardhmen", tha Pistorius.
Ai shtoi se pothuaj 27.000 ushtarë ukrainas janë stërvitur në Gjermani deri tani. bsh/
Foto: EPA