Gjermani: 3.000 ushtarë të NATO-s kryen stërvitje të madhe për zbritje me forca amfibe
- Rreth 3.000 ushtarë të NATO-s sot e kryen stërvitjen për zbritje të përmasave të mëdha "Steadfast Dart 2026" në pjesën veriore të Gjermanisë.
Berlin, 18 shkurt 2026 (MIA) - Rreth 3.000 ushtarë të NATO-s sot e kryen stërvitjen për zbritje të përmasave të mëdha "Steadfast Dart 2026" në pjesën veriore të Gjermanisë.
Njësi turke dhe spanjolle detare dhe speciale trajnuan marrjen e kontrollit ndaj plazhit Putlos.
"Pikërisht në Detin baltik situata e sigurisë u përkeqësua në mënyrë dramatike në kontekst të 'kërcënimeve hibride” ruse'", tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius para gazetarëve, pas vëzhgimit të stërvitjes ushtarake të NATO-s "Steadfast Dart 2026" në Detin baltik, transmeton "Daily Sabah".
Ai e theksoi rëndësinë strategjike të Turqisë për sigurinë evropiane, duke e lavdëruar Ankaranë për kontributin e saj të konsiderueshëm në planifikimin mbrojtës dhe kundërpërgjigjen kolektive të NATO-s.
"Turqia është një partnere shumë, shumë e rëndësishme e NATO-s në krahun juglindor me aftësi të konsiderueshme, të cilat janë bërë mbresëlënëse të dukshme sot, për shembull, me anijet amfibe. Ato janë të reja për marinën turke dhe u dëshmuan se janë me cilësi të lartë”, tha ministri gjerman.
Pistorius falënderoi Turqinë për kontributin e saj të rëndësishëm, i cili përfshin rreth 2.000 trupa, dronë të armatosur "Bajraktar TB3", anijen më të madhe luftarake "TCG Anadolu", disa fregata dhe pajisje të tjera të ndryshme vendore. Ai vlerësoi cilësinë e pajisjeve dhe forcave turke.
"Kontributi i aleatëve turq, miqve turq, këtu në këtë ushtrim për sistemim, është me rëndësi qendrore, gjithsesi, për NATO-n në tërësi. Sepse tregon se NATO-ja është më e madhe nga sa besojnë disa njerëz. Dhe se Turqia ka luajtur gjithmonë një rol qendror në këtë, dhe ndoshta edhe më shumë sot", tha Pistorius.
Fotо: NATO