Gjenden gjashtë emigrantë në një veturë në autostradën Shkup-Kumanovë, arrestohet shoferi
- Gjashtë emigrantë janë gjetur në një automjet në autorstradën Shkup-Kumanovë, ndërsa shoferi u privua nga liria, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Gjashtë emigrantë janë gjetur në një automjet në autorstradën Shkup-Kumanovë, ndërsa shoferi u privua nga liria, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Rreth orës 21:30 në një pikë karburanti në autostradën Shkup-Kumanovë, nëpunës policorë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, për shkak se me një automjet ,"Shkoda" me targa regjistrimi të Kosovës, transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeri", thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më parë, në pikëpagesën rrugore "Ramnal", O.K. nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë të nëpunsëve policorë, por pas marrjes së masave, automjeti është gjetur, O.K. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës. qa/
Foto: Faqja e Fejsubukut të Ministrisë së Punëve të Brendshme