• четврток, 25 декември 2025

Gjatë fundjavës në VK Tabanoc, kanë hyrë mbi 36.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjatë fundjavës në VK Tabanoc, kanë hyrë mbi 36.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut

 Kumanovë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së  Veriut të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit për festat. Edhe të dhënat e MPB-së  tregojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë hyrë 36 mijë  shtetas të Maqedonisë së Veriut.

"Në vendkalimin kufitar Tabanoc nga data 20.12.2025 (e premte) nga ora 10:00 deri më datën 22.12.2025 (e hënë) deri në orën 10:00 kanë hyrë në vend 36.316 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë dalë 6.892 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë në vendin tonë 16.084 persona dhe kanë dalë 7.720 persona", njoftuan nga MPB-ja.

 Nga ana e MPB-së po ndërmerren të gjitha masat dhe po në funksion janë vënë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, duke zbatuar kontrolle të detyrueshme kufitare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан